“Çfarë bëre të hënën? Shkova të stërvitem! Çfarë bëre të martën? Shkova të stërvitem. Çfarë bëre të mërkurën, të enjten dhe të premten? Shkova të stërvitem. Do bëjmë diçka në fundjavë? Nuk mundem, duhet të luaj”.

Thuajse 500 fjalë. Një mesazh i gjatë në Instagram dhe dedikim special. Futbollit. Gjithçka mban firmën e Angel Di Maria. El Fideo, makaroni, sepse ishte i hollë dhe i dobët. Një që kur ishte fëmijë u ble në moshën 6 vjeç nga Rosario Central për 26 topa… Një fëmijëri e varfër dhe bota e futbollit, sot një realitet. Mes sakrificave, dhimbjes dhe gëzimit.

“Stërvitja mbaroi, në këmbë, me çantën nën krah, ndalon për një moment dhe fikson fushën, zhulin, gurat, barin, vendin ku luajmë. Ajo tokë dhe ato gurë ku njëherë e një kohë rrëzoheshim dhe gërvishnim gjunjët, bërrylat, duart. Ajo tokë dhe ato gurë që na bezdisnin teksa luanim, ajo tokë që na ka bërë zhul gjithë shtëpinë dhe dëgjonim nënën teksa na thoshte: “Lëri jashtë këpucët dhe shko lahu shpejt!”.

Dhe mesazhi ndjek, i gjatë dhe intensiv.

“Çfarë na jep forcë çdo vit për të nisur kampionatin? “Të dielën na pëlqen të flemë” – është ajo që thonë të gjithë. “Eshtë më mirë futbolli me pesë lojtarë”, të thonë miqtë. “Nuk jemi kurrë bashkë”, të thotë e dashura. “Mendo të studiosh dhe punosh”, të thonë familjarët.

“T’i reflekton dhe buzëqesh. Ku e dinë ata se çfarë do të thotë futbolli për ty? Ku e dinë ata se sa nerva dhe tension ke përpara një ndeshje dhe që nuk mund të flesh? Ku e dinë ata se sa ndeshje ke luajtur me dhimbje dhe i dëmtuar? Ku e dinë ata atë që provon kur shënon dhe shokët e ekipit të përqafojnë të dëshpëruar? Ku e dinë ata se sa herë ke vrapuar për të ndjekur autobuzin ose të ecësh në këmbë pesë blloqet e fundit për të mos mbërritur vonë në stërvitje? Ku e dinë ankthin kur trajneri po jep formacionin? Ku e dinë ata se si është përgatitja kur miqtë e tu janë të gjithë me pushime dhe zbaviten?”.

“Ku e dinë ata se çfarë do të thotë të gjendesh çdo ditë me personat që shënojnë jetën tënde, miqtë e të qeshurave dhe lotëve? Ku e dinë ata se sa shi të ka rënë mbi kokë ndërsa stërviteshe? Tokë, gura dhe bar! Dhjetë persona me ty, 11 nga ana tjetër, një top dhe vërshëllima”.

“Kjo është jeta jonë, po ata ku e dinë këtë gjë?”.