Bisedimet ndërmjet Juventusit dhe Tottenhamit janë ndalur dhe transferimi është bllokuar vetëm disa orë para mbylljes së afatit kalimtar veror në Angli

Paulo Dybala ishte shumë pranë transferimit në Tottenham sot,

Mirëpo, në fund bisedimet ndërmjet klubit anglez dhe Juventusit janë ndërprerë dhe transferimi ka dështuar përfundimisht.

Spurs kanë provuar me të gjitha metodat për ta marrë sulmuesin argjentinas.

Bisedimet ishin hapur në orët e mëngjesit dhe marrëveshja ishte afër të arrihej.

Mirëpo, Juve nuk ka dashur të privohet nga argjentinasi pa e pasur në duar një zëvendësues dhe në fund i ka thënë “JO” shitjes.

Sidoqoftë, e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport” shkruan se ky transfer mund të realizohet megjithatë në orët në vazhdim.