Më në fund u martove! Deri këtu jemi ok. Erdhe nga muaji fantastik i mjaltit dhe gjëja e parë që bërë ishte të telefonoje mamanë tënde duke qarë.

Ndiheshe keq dhe në vend të entuziazmit po ndjeje depresion.

Para se të panikoseni, qetësohuni duke ditur që këto janë gjëra që ndodhin. Ndjesi të tilla njihen pas një vendimi siç është martesa dhe zakonisht quhet periudha e “depresionit pas martese”.

“M’u desh t’i kthehesha sërish realitetit pas një periudhe të gjatë entuziazmi. Kishim kaq shumë gjëra me të cilat duhet të merreshim para dasme. Që nga festa e beqarisë deri tek organizimi në detaje i dasmës. Pastaj…gjithçka mbaroi. Ndihem e mërzitur dhe s’kam më asnjë lloj emocioni. Më duket sikur periudha e qejfit në jetën time sapo mbaroi”- shprehet një 29-vjeçare që është përballur me depresionin pas martese, shkruan anabel.

Nga organizimi i festës, dasmës dhe gjithçka tjetër tek jeta prej të martuare lë një boshllëk të madh që jep të tilla probleme emocionale. Është kjo periudha që t’i kupton dhe përballesh me faktin që martesa është një vendim i rëndësishëm dhe kërkon punë sistematike për të funksionuar.

Gjithsesi, çiftet e reja përballen me dilema dhe është krejt normale kur nis një fazë të re jete.

Realiteti nuk shkëlqen aq shumë sa dasma jote!

Gjithsesi, lajmi i mirë në gjithë këtë është se depresioni pas martese, zakonisht zgjat vetëm disa muaj, kështu që do kalojë!

Loading...
Global