Depolitizim, përjashtim i tërësishëm i mundësisë për ndikim politik, reforma të vazhdueshme në drejtim të profesionalizmit të plotë, sundim i së drejtës dhe sjellja etike janë drejtimet nëpër të cilat duhet të lëvizë puna e Byrosë për Siguri Publike (BSP), që të realizojë funksionin themelor – mbrojtjen e jetës, sigurisë personale dhe pasurisë së qytetarëve, mbrojtje të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe qytetarit, parandalim të ushtrimit të veprave penale, kundërvajtjeve, ruajtjen e rendit dhe qetësisë, kontroll dhe lëvizje të qëndrimit të të huajve, kontrolle kufitare dhe mbikëqyrje…

Ndonëse emërimi i drejtorit të BSP-së është i rregulluar me ligj dhe ndonëse krahas kushteve të përgjithshme janë definuar edhe kushte të posaçme që duhet t’i plotësojë personi i emëruar që të përjashtohet mundësia për çfarëdo ndikimi, para së gjithash politik, megjithatë njëri prej 14 rekomandimeve që kishin të bëjnë me MPB-në nga GREKO në raportin për vlerësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, është për ndryshime në mënyrën e emërimit të drejtorit të Byrosë.

Drejtori i BSP-së, Sasho Tasevski për MIA-n bën të ditur se në ligjin, krahas kushteve të përgjithshme, janë përkufizuar edhe kushte të posaçme që duhet t’i plotësojë personi i emëruar për drejtor, me çka përjashtohen mundësitë për ndikim.

Neni 16 i LPB-së përkufizon se BSP-ja si organ (operativ) në përbërje të MPB-së është kompetente për ushtrimin e punëve policore në kushte të përcaktuara me Ligjin për polici (neni 20).

“Kushtet për zgjedhjen dhe emërimin e drejtorit të BSP-së janë përmendur në mënyrë eksplicite në nenin 16 të Ligjit për polici. Byronë e drejton drejtori, të cilin me propozim të ministrit e emëron dhe shkarkon Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në periudhë prej katër viteve. Në ligjin, krahas kushteve të përgjithshme, janë definuar edhe kushtet e posaçme që duhet t’i plotësojë personi i emëruar drejtor i BJP-së, me çka përjashtohen mundësitë për ndikim. Byroja për Siguri Publike në përbërje të Ministrisë është trup përmes të cilit realizohen punët policore. Sipas rregullave pozitive juridike dhe akteve nënligjore sipas të cilave vepron Byroja për Siguri Publike, gjatë ushtrimit të punëve policore, vendin më të lartë udhëheqës mund ta ketë drejtori i BSP-së (i njëjti mund të ulet në nivel më të ulët udhëheqës, por assesi në vend më të lartë udhëheqës sesa drejtori i BSP-së). Në këtë mënyrë përjashtohet tërësisht ndikimi politik”, sqaron Tasevski.

BSP-ja, nënvizon ai, ka për synim profesionalizim të plotë të pjesëtarëve, përsosjen e vazhdueshme të tyre duke ndjekur rrjedhat moderne evropiane.

Reformat janë proces i vazhdueshëm, theksoi Tasevski, do të vazhdojnë edhe më tutje përmes ndjekjes së trendeve bashkëkohore të zhvillimit të policive në rajon dhe në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Në tekstin Strategjia për zhvillimin e BSP-së, të botuar në revistën ndërkombëtare shkencore “Siguri”, mes tjerash drejtori i Byrosë vlerëson se nevojitet koordinim më efikas vertikal dhe horizontal, si dhe lidhje më e mirë funksionale mes njësive organizative të policisë, me qëllim të shfrytëzimit efikas dhe racional të resurseve njerëzore, materiale, teknike dhe financiare në dispozicion, punë transparente dhe qasje më të lehtë deri te qytetarët si shërbim i tyre.

Ai konsideron se prioritet është që të forcohen kapacitetet dhe resurset e njësive organizative në kuadër të krim-policisë për zbatimin e hetimeve për krim të organizuar dhe serioz, duke përfshirë edhe kundërzbulimin kriminalistik, hetimet financiare, krimin kompjuterik, trafikimin e njerëzve, larjen e parave dhe terrorizmin.

“Nevojitet edhe forcim i kapaciteteve organizative, administrative dhe teknike për zbatimin e ILP modelit “Punë policore të udhëhequr nga kundërzbulimi” në nivel qendror, rajonal dhe lokal”, konsideron Tasevski.

Vizioni i BSP-së, bën të ditur ai, është që të sigurojë sundimin e së drejtës dhe punës etike dhe profesionale të të punësuarve përmes zhvillimit të konceptit të punës policore të udhëhequr nga informacionet, të cilat në rrezen e tyre të veprimit e sublimojnë punën policore në bashkësinë.

Misioni është avancim i shërbimit policor, i cili gëzon besimin e të gjithë qytetarëve dhe i cili garanton, mbron dhe i respekton liritë dhe të drejtat themelore pa diskriminim mbi çfarëdo baze.

“Mundësia për keqpërdorimin në parim mund të rezultojë në shfrytëzimin e resurseve njerëzore në dispozicion. Por, duke marrë parasysh organizimin e Byrosë, vendimet kyçe për zhvillim dhe reforma në byronë merren në mbledhje të Grupit strategjik për dhënien e detyrave dhe koordinimit. Në mbledhjen e Grupit strategjik për dhënien e detyrave dhe koordinimit marrin pjesë të gjithë kryeshefat e sektorëve të punëve të brendshme, qendrave rajonale për punë kufitare dhe migrime dhe përcaktohen bashkërisht prioritet për punë të Byrosë, përpilohet vlerësim strategjik, përcaktohen rreziqet më të rëndësishme që e cenojnë gjendjen e sigurisë nga aspekti i krimit, shkeljes së sigurisë dhe rendit dhe qetësisë publike, informohen udhëheqësit e njësive organizative për gjendjen e sigurisë nga aspekti i krimit, shkeljes së sigurisë dhe rendit dhe qetësisë publike, merren vendime dhe ngjashëm”, sqaron për MIA-n, Tasevski.

Lidhur me depolitizimin, Tasevski, nënvizon se nëpunësit policor nuk guxojnë të shfrytëzojnë pozitën e tyre për qëllime politike.

“Përcaktimin e tyre eventual politik mund ta manifestojnë si pjesë e të drejtave të tyre qytetare dhe politike jashtë detyrave që i ushtrojnë në polici”, thekson drejtori i BSP-së.

Si fusha më të rëndësishme të zhvillimit në BSP në Strategjinë për zhvillimin e policisë është edhe zhvillimi i konceptit forenzik, i mbështetur në praktikat dhe standardet më të mira të BE-së, me çka do të rritet efikasiteti dhe efektiviteti i Departamentit për analizë dhe ekspertizë kriminalistike-teknike. Nevojitet, thekson drejtori i BSP-së, në këtë drejtim të forcohen kapacitetet e laboratorëve forenzik dhe departamentet për hetime kriminalistike teknike në vendin e ngjarjes, në nivel qendror dhe rajonal.

“Duhet të ndërtohet një ndërtesë tërësisht e re e cila do të sigurojë akreditim të plotë të laboratorëve forenzik në nivel qendror, që të fitohet akreditim në përputhje me ISO/IECI 17025 në fushën e DNK identifikimit, analizë të drogës, të nënshkrimeve, si dhe zhvillim të shenjave latente”, qëndron në tekstin e publikuar në “Siguri”.

Drejtori aktual i BSP-së Sasho Tasevski, është magjistër i kriminalistikës dhe kriminologjisë, i cili prej vitit 2001 nga “Tigrat” policorë, përmes Departamentit për sigurim si inspektor i lartë dhe i pavarur, në vitin 2015 është në vendin e kryeshefit të këtij departamenti. Ka marrë pjesë në një numër të madh të konferencave, seminareve, trajnimeve nga fusha e sigurisë, trajnime nga fusha e sigurisë, trajnime antiterroriste në SHBA, Izrael dhe Turqi.

Sipas listës anketuese të drejtorit të BSP-së, paga e tij e përgjithshme neto është 84.679 denarë.

Cvetanka Minovska