Lei Kraja njihet si një nga bukuroshet e emisioneve sportive në ekranin e ‘Digitalb’. Ajo publikon herë pas here foto dhe momente të ndryshme nga puna dhe përditshmëria në llogarinë në ‘Instagram’, ndërsa së fundmi ka vendosur t’i përgjigjet disa pyetjeve të bëra nga ndjekësit e saj.

“Çfarë duhet të posedojë një djalë që të jetë personi ideal për ty?”, ka qenë një prej pyetjeve të cilave Lei nuk ka hezituar t’i përgjigjet, duke u treguar tepër transparente. “Vendosmëri, përkushtim, sinqeritet, ambicioz, vëmendje, mirënjohje, karakter dhe gati për të marrë çdo përgjegjësi”, ka shkruar Kraja në përgjigjen e saj.

Mesa duket bukuroshja është tepër e qartë në cilësitë që kërkon të ketë partneri i saj. Kujtojmë se dhe në intervista të dhëna më parë në emisione te ndryshme, Lei ka zbuluar se dëshiron të ketë një partner shqiptar, ndonëse është rritur dhe ka qëndruar për shumë kohë në Amerikë.

Loading...