Elif shkon të heq qafe Ojan ndërsa Arzu Merven. Burxhu shkon papritur në festë dhe Arzu heq dorë nga plani për të larguar nga jeta Merven. Burxhu e frikëson Arzun duke i treguar se Pelin është zhdukur.

Arzu ka frikë se Burxhu i ka bërë diçka Pelinit. Ajo telefonon Pelinin por nuk arrin të komunikojë me të. Arzu kujton kohët e vjetra kur kujdesej për Pelinin dhe ditën kur ajo u martua dhe Pelin u kujdes për pamjen e saj.

Arzu fajëson veten duke menduar se Burxhu e ka hequr qafe Pelinin. Serhan rikthehet në festë dhe kërkon për Elifin. Burxhu hedh helm në një gotë me limonatë dhe ia dërgon Arzus.

Ajo pret me padurim që Arzu ta pijë. Arzu dëshpërohet dhe këtë e vë re edhe Ajshe. Mehmet arrin në festë dhe përzë Burxhun.

Ai e paralajmëron Burxhun se nëse përballet me Arzun diçka e rrezikshme do ndodh. Rashel derdh padashje lëng në fustanin e Burxhus. Burxhu shkon në tualet të pastrohet. Arzu i shkon nga pas për tu hakmarrë.