Gjatë konferencës së sotme të përbashkët të kryeministrit Zaev dhe homologut të ti bullgar, Bojko Borisov deklaroi se komisionet e bërbashkëta nga të dy vende po punojnë për zgjedhjen e të ashtu quajturave konflikte mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Borisov thekson se do konfliktet mes dy vendeve mbi historinë dhe heronjtë do të zgjedhen së shpejti.

“Dy vjet pas nënshkrmit të Marreveshjes për fqinjësi të mirë, mendoj se gjatë kësaj periudhe janë bërë të mira që më parë ishin të pa imagjinueshme, me mundin e përbashkët të Greqisë, Bullgarisë, dhe Maqedonisë së Veriut u mundësua prespektivë për rrugëtimin e vendit tuaj drejt Evropës. Maqedonia dhe Bullgaria vitin e ardhshëm do të udhëheqin me Samitin e Procesit të Berlinit. Bashkimi Evropian e vlerëson atë që ka politikan të guximshëm. Çdo dite duhet të punojmë, koha është e shkurter për të perfunduar me të ashtuqujturat tema të konfliktit, për të gjithe herojtë që po diskujtojme ata kanë dhënë jetën që ne të jemi ketu. Pikërisht në këtë temë nuk do të ishte e drejtë në drejtim të ideologjisë së tyre, ata janë munduar për autonomi dhe për këtë që sot e kemi. Kështu që shpresoj që edhe historianet jo që do të pengojnë por edhe do të investojnë mund tepër në mënyrë që të interpretohet historia e cila do të na bashkon”, tha mes tjerash Borisov.