Ka nisur greva e punëtorëve në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Kjo grevë e punëtorëve që zgjati deri në orën 09:00 për një orë ka krijuar tollovi të madhe edhe tek qytetarët që po prisnin për të udhëtuar. Kjo shihet edhe përmes disa imazheve të dërguara nga vet ata në adresë të Indeksonline.

Ndryshe, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se përkundër grevës së paralajmëruar, të gjitha fluturimet e planifikuara për datat 19 deri më 21 gusht, do të realizohen në kohë.

Loading...