Kampionët gjerman janë duke kërkuar përforcime dhe atyre i është ofruar ylli i Brazilit

Sipas asaj që ka raportuar Bild, Bayern Munich i është ofruar Philippe Countinho por ata ende nuk kanë bërë ofertë për sulmuesin e Barcelonës.

Gjigantët e Bundesligës dëshirojnë që të shtojnë në skuadrën e tyre më shumë lojtarë të njohur, pasi që ata në sezonën e fundit mbetën pa Ribery dhe Robben të cilët i dhanë fund karrierës në Bavari.

Coutinho ka pasur një periudhë të vështirë prej që ju bashkua skuadrës nga Camp Nou në vitin 2018 nga Liverpool, por nuk dihet se a do të dëshironte ai që të kalojë në Bayern.

Loading...