Besimtarët myslimanë janë përplasur me forcat e policisë së Izraelit të dielën gjatë lutjeve në Jerusalem për shënimin e festës së Kurban Bajramit.
Shërbimet spitalore palestineze deklaruan që së paku 14 persona janë plagosur, një në gjendje të rëndë, në përleshjen me policinë në lokacionin e shenjt. të cilit myslimanët i referohen si xhamia Al-Aksa ndërsa hebrejtë i referohen si Mali i Tempullit.
Autoritetet kanë deklaruar se katër policë janë plagosur gjatë përplasjes me besimtarët. Dëshmitarët deklaruan që së paku dy persona janë arrestuar.
Kompleksi Al-aksa është lokacioni më i shenjtë dhe i treti për myslimanët pas Mekës dhe Medinësnë Arabinë Saudite. Për një periudhë të gjatë, ky vend ka qenë epiqendra e konfliktit në mes të Izraelit dhe Palestinës.
Një numër i madh i Palestinezëve janë mbledhur te porta e kompleksit mëngjesin e së dieles, pas thashethemeve që policia do te lejojë hebrenjtë të hynë brenda. Protestuesit janë dëgjuar duke brohoritur “Allahu-Akbar” (Zoti është i madh) dhe kanë gjuajtur me gur mbi policinë, ndërkaq forcat e sigurisë kanë hedhur granata me tym dhe plumba gome.
Palestinezët i shohin këto vizita si provokim dhe për një kohë të gjatë kanë shprehur shqetesimet që Izraeli ka për qëllim të marrë nën kontroll tërë lokacionin apo një pjesë të tij. Qeveria Izraelite vazhdimisht ka deklaruar që nuk ka qëllime për të ndërruar Status-quon.