Etrit Berisha po e pret me padurim fillimin e sezonit me ekipin e ri, Spal në Serie A, ku synon të jetë i suksesshëm

Etrit Berisha u largua nga Atalanta gjatë kësaj vere për t’iu bashkuar Spalit,

Portieri kosovar mezi po e pres fillimin e sezonit të ri me ekipin e ri, me të cilin synon ta ketë një sezon pozitiv në Serie A.

“Ne lojtarët jemi mësuar t’i ndërrojmë ekipet. Tash janë ditët e para dhe po punoj mjaft mirë”, ka thënë përfaqësuesi shqiptar në mikrofonin e “Sky Sport.

“Në tri vjet sa i kam kaluar në Atalanta kemi bërë punë të shkëlqyer, do t’i mbaj gjithmonë afër vetes gjërat e mira. Tash do të mundohem të jap shumë, ekziston një dëshirë e madhe për të punuar mirë dhe për të kontribuuar, kemi besim se mund ta bëjmë një kampionat të mirë”, vazhdoi ish-futbollisti i 2 Korrikut, Kalmarit, Lazios dhe së fundmi Atalantas.

Berisha është pyetur edhe për dallimin në mes të trajnerit të tij aktual, Semplici dhe ish-trajnerit të tij, Gasperini.

“Kanë ndryshuar edhe rregullat, këtë vit portierët do të jenë protagonistë. Mund të fillojmë menjëherë në hapësirën ton. Trajneri ynë dëshiron të luajmë nga prapa, ta ndërtojmë aksionin nga portieri”, përfundoi Berisha.