Gjiganti bavarez është i vendosur ta transferojë gjatë kësaj vere sulmuesin e Manchester Cityt

Bayern Munichu ia ka bërë ofertën e parë Manchester Cityt për Leroy Sane.

Tabloidi gjerman “Bild” shkruan se kontakti i parë zyrtar në mes të klubeve ka qenë pozitiv, ndërsa priten takime të tjera në mes të palëve gjatë kësaj vere.

Ky lajm arriti vetëm pak ditë pasi trajneri i Bayernit, Niko Kovac kërkoi falje për deklaratën e tij se kishte besim se Sane do t’i bashkohet ekipit të tij gjatë këtij afati kalimtar.

Pasi të merren vesh klubet, më pas i mbetet kampionit gjerman të merret vesh edhe me 23 vjeçarin për kushtet e rrogës dhe detajet tjera.

Sane duket i vendosur për t’u larguar nga City, ku nuk kishte hapësira gjatë sezonit të fundit dhe Bayerni duket të jetë zgjidhja ideale për të gjitha palët.

Sane shihet si zëvendësues i dy veteranëve të larguar nga “Allianz Arena”, Franck Ribery dhe Arjen Robben