Arsenali ka vazhduar formën e mirë në ndeshjet parasezonale, ku edhe pse ka humbur në Barcelonë, pati një paraqitje të mirë në ndeshjen e fundit parasezonale

Arsenali ka pasur njërën prej ndeshjeve më të mira në Nou Camp kundër Barcelonës ku ka humbur me rezultat 2-1.

Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Arsenalin të cilët patën edhe më shumë goditje në portë, por që goli erdhi tek në minutën 36-të ku Aubameyang shënoi një gol të bukur pasi që mori një pasim të mirë nga Ozil.

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Por në pjesën e dytë Barcelona ishte shumë më e mirë, edhe pse Arsenal dinte të ruante shumë mirë rezultatin.

Por, në minutën e 69-të, mbrojtësi i djathtë i Arsenalit shënon ndoshta golin më qesharak të parë në këto ndeshje parasezonale.

E derisa u mendua që ndeshja do të shkonte në penallti, kështu nuk bëri sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, i cili shënon një gol të bukur në minutën e 90-të.

Me këtë fitore, Barcelona fiton trofeun Joan Gamper.