Barcelona ia ka ofruar ish-mbrojtësit legjendar të klubit, Carles Puyolit, pozitën e menaxherit të përgjithshëm, e cila ka mbetur e lirë që nga 4 korriku, kur dha dorëheqje Jordi Mestre.

Vetëm disa orë pasi u bë e ditur se Jordi Mestre ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendëspresidentit të Barcelonës pas pesë vjetëve në këtë post, presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu, vendosi ta mbajë për vete edhe këtë pozitë e të mos e emërojë dikë tjetër,

Jordi Mestre kishte qenë njëri ndër drejtuesit e Barcelonës që nga viti 2010 dhe ai u bë zëvendëspresident katër vjet më vonë, në vitin 2014. Por, largimi i tij vjen në shenjë solidariteti për Pep Seguran, i cili ishte nën presion për t’u shkarkuar.

Mediat lokale në Barcelonë raportuan Mestre nuk kishte pranuar t’u bashkohej drejtuesve të tjerë të Barcelonës në një takim të thirrur për ta diskutuar shkarkimin e Seguras.

Drejtori sportiv i Barcelonës ishte kritikuar mjaft shumë gjatë dy vjetëve që e kishte mbajtur atë pozitë, pasi që transferimet e klubit gjatë kësaj kohe nuk e kanë arritur plotësisht potencialin e tyre dhe i kanë kushtuar katalonasve shumë para.

Mestre ishte ndër të vetmit që ende kishte besim te Segura dhe pasi mësoi për këtë situatë, ai vendosi të japë dorëheqje.

Fillimisht, Barcelona vendosi të mos e emërojë asnjë person në pozitën e menaxherit të përgjithshëm, megjithatë klubi tani e ka ndryshuar mendimin se Sport raporton se kjo pozitë i është ofruar pikërisht Puyolit.