Barcelona e Ernesto Valverde ka arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndeshjet e fundit të turneut të tyre parasezonal, por liderët e klubit janë kthyer në Kataloni dhe do të punojnë pa orar për t’i përfunduar edhe disa marrëveshje

Kuptohet që Valverde dëshiron që skuadra e tij të finalizojë disa marrëveshje sa më shpejt që mundet, e që në realitet Barcelona ende duhet të punojë për një marrëveshje për Neymar, derisa ta zgjidh edhe të ardhmen e Philippe Coutinhos, Ivan Rakiticit dhe Rafinha Alcantaras.

Pas transferit të mbrojtësit të majtë Junior Firpo, pozita që e shqetëson më se shumti Valverden, është përfundimi i transferit të Neymar. Megjithatë, mësohet se ata janë duke punuar shumë për ta kryer marrëveshjen me brazilianin derisa këtë synojnë ta bëjnë sa me shpejtë realitet.

Është Neymari i cili insiston më shumë në kthimin e tij në Barcelonë dhe është ai i cili do të insistojë që të ndryshojë sjelljen e Paris Saint-Germain, me francezët që refuzojnë ta shesin atë në Barcelonë. Marrëdhëniet e PSG-së me Barcelonën nuk janë të mira pasi që parisienët preferojnë ta shesin Neymarin në një klub tjetër. Për këtë shkak, mësohet se ai i është ofruar disa skuadrave në Europë.

Në Camp Nou, po presin që Neymar ta marr iniciativën në terma që ta detyrojë PSG-në që ta shesin tek ta. Ata nuk janë shumë optimist, megjithatë, që rikthimi i tij do të bëhet realitet, por ata refuzojnë që të tërhiqen. Jordi Cardoner, nënpresidenti i Barcelonës, ka folur para trofeut Joan Gamper duke thënë se ata do ta rizgjedhin këtë situatë. “Neymar? Ai nuk është i lumtur në skuadrën ku është por kjo është një situatë që duhet ta zgjidh Paris”, ka thënë Cardoner për TV3. “Sot, në këto momente, ne e përjashtojmë mundësinë që ai ti bashkohet Barcelonës. Nëse, në ndonjë ditë tjetër, do të këtë Neymar, ne do të bisedojmë”.

Problemi kohë

Largimi i Coutinhos, Rakiticit dhe Rafinhas duhet të finalizohen para se të mbyllet afati kalimtar, me këta tre lojtarë që kanë udhëtuar në SHBA me Barcelonën. Për momentin largimi i parë nga kjo treshe do të jetë ish lojtari i Celta Vigos, Rafinha. Dy të tjerët, megjithatë do të jetë më e vështirë për shkak të çmimit të madh.

Për Coutinhon, Barcelona dëshirojnë që të marrin s’paku 100 milionë euro për të. Është mirë të rikujtojmë që afati kalimtar në Angli mbyllet më 8 gusht, kështu që koha është kundër tyre dhe se një shumë e tillë vëeshtirë të paguhet nga skuadra e Premier Ligës. PSG është parë si një blerës i mundshëm për Coutinhon, edhe pse interesi i tyre mbetet minimal.