ritje të mëtejshme të ekonomisë, por me siguri më e moderua në krahasim me tremujorin e parë, janë parashikimet e Bankës Popullore për tremujorin e dytë të vitit 2019.

Norma vjetore mesatare e realizuar e inflacionit për shtatë muajt e parë të vitit është 1,2 për qind, gjatë pritjes për normë të inflacionit prej 1,5 për qind për të gjithë vitin 2019. Rreziqet në krahasim me projeksionin e inflacionit për vitin 2019 tani për tani vlerësohen si të balancuara.

Komiteti për Politikë Monetare Operative e Bankës Popullore dje në një seancë të rregullt ka vendosur që norma e interesit të bonove të thesarit të mbetet në nivel prej 2,25 për qind, ndërsa oferta e bonove të thesarit për ankand i cili do të mbahet më 14 gusht të vitit 2019 të mbahet në nivelin prej 25.000 milionë denarë.

Në seancë ishin shqyrtuar realizimet më të reja në ekonominë vendore në kontekst të projeksioneve më të reja makroekonomike. Sipas Komitetit, fundamentet ekonomike edhe më tej janë të shëndosha, pa prani të disbalancave në ekonomi

Sa u përket treguesve të sektorit të jashtëm, realizimi për shkëmbimin e jashtëm tregtar në përfundim me tremujorin e dytë të këtij viti tregojnë deficit më të ulët tregtar nga i prituri për tremujorin e dytë. Rezervat devizore në fund të korrikut janë më të larta në krahasim në fund të vitit 2018, me ç’rast të gjithë treguesit për përshtatshmërinë e tyre edhe më tej janë në zonë të sigurt.

Lidhur me lëvizjet te depozitat e përgjithshme dhe kreditë e përgjithshme, të dhënat fillestare për korrik tregojnë rritje të mëtejshme në bazë vjetore, e cila te kreditë është pak më e moderuar.

Bankat kanë vazhduar t’i drejtojnë mjetet monetare të lira të tepërta të denarit ndaj depozitave të disponueshme te Banka Popullore, të cilat mundësojnë fleksibilitet më të lartë dhe qasje të mjeteve për kreditim të papenguar të subjekteve vendore.

Në përgjithësi, në seancë u konkludua se treguesit e fundit makroekonomikë dhe vlerësimet referohen në disa devijime të caktuara lidhur me dinamikën e projektuar, derisa vëzhgimet për ambientin për zbatimin e politikës monetare janë kryesisht të pandryshueshme lidhur me vlerësimin paraprak. Në këtë rast, sërish u theksuan rreziqet e pavolitshme nga ambienti i jashtëm. Banka Popullore edhe në periudhën e ardhshme me kujdes do t’i ndjekë trendet dhe rreziqet potenciale, në kontekst të përcaktimit së politikës monetare.

Loading...