Nëpunës policorë në Tetovë pasi kanë tentuar që të ndalojnë një rrahje midis dy grupeve dhe kanë tentuar arrestimin e tyre, kanë hasur në rezistencë dhe janë sulmuar e rrahur. Babai i të arrestuarve më pastaj ka vazhduar me sjelljen e tij agresive edhe në stacion policor.

Nëpunësit policor në SPB-Tetovë, mbrëmë 31, korrik, 2019, rreth orës 15.00, në afërsi të udhëkryqit në rrugën “Kiro Ristovski-DRNC” dhe “Shtipska” në Tetovë, kanë privuar nga liria dy persona nga Tetova me iniciale F.B (28) dhe L.B (29) ndërsa nga ana tjetër është arrestuar personi me iniciale B.D (30) nga Gajra.

Ata paraprakisht midis vete ishin konfrontuar fizikisht, ndërsa kishte intervenuar policia, me çka janë sulmuar më pastaj gjatë tentim-arrestimit. Më vonë në stacionin policor të Tetovës, ka arritur edhe prindi i të arrestuarit F.B dhe L.B, 53-vjeçari R.B i cili kishte vazhduar së bashku me djemtë e tij të sillen me agresivitet brenda hapësirave të stacionit të policisë duke sulmuar nëpunësit policor, kanë informuar nga SPB-Tetovë./Alsat