Pas transferimit të Nikolas Pepe, Arsenali duket se nuk ka ndërmend të ndalet në këtë fund të merkatos.

Sipas mediave angleze “Topçinjtë”, po tentojnë të arrijnë një marrëveshje për transferimin e Filipe Kutnjo në Angli. Drejtuesit e Arsenalit kanë kontaktuar Barcelonën, për huazimin e brazilianit në ekipin e Unai Emeri.

Anglezët dëshirojnë të kenë një skuadër konkurruese sezonin e ardhshëm, dhe po punojnë të marrin emra të mëdhenj në skuadër.

Afrimi i Kutinjos do të ishte një përforcim shumë i mirë për Arsenalin, të cilët shpresojnë që të arrijnë të paktën kualifikimin në Ligën e Kampionëve në sezonin e ri.

Pas transferimit të Grizman tek Barcelona, mundësitë për tu aktivizuar 27-vjeçari janë të pakta, dhe një kalim në Premier Ligë, do të ishte shumë i mirë.