Historia e tyre u bë bujë në të gjitha mediat ndërkombëtare.

Pasi i dha fund martesës 15-vjeçare me sheikun Mohammed, u përfol se princesha Haya Al Hussein u arratis me 31 milionë paund.

Tashmë ajo ka kërkuar një urdhër mbrojtje në një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar.

Princesha Haya është anëtarja e tretë në familjen e tij që me sa duket përpiqet të arratiset.

Këtë muaj, u raportua se ajo fshihej në Londër dhe ishte në frikë për jetën e saj. Çështja filloi në Londër të martën. Ajo kërkoi kujdestarinë e fëmijëve të saj, të cilët i mori me vete kur u largua.

Detajet e tjera të kërkesave të princeshës nuk dihen ende.