“Apple” ka humbur më shumë terren në tregun e smartfonëve duke i dhënë vendin e tretë një prodhuesi kinez më pak të njohur, sipas shifrave të shitjes në tremujorin e dytë, llogaritur nga një zyrë studimi.
“iPhone” ndodhet në vendin e katërt të shitjeve botërore të smartfonëve me 35,3 milionë aparate të shitura nga 36,2 për kinezin Oppo”, sipas shifrave të “IHS Markit”.
Apple vetë nuk jep më shumë detaje për shitjet e iPhone-ve.
Samsung, që prezantoi të mërkurën aparatin e tij me gamë të lartë, Galaxy Note 10, mbetet numri një me 23 % nga ana e tregut dhe 75,1 milionë aparate të shitura duke u renditur para Huawei-t që mban 18% të tregut me 58,7 milionë smartfonë të shitur.
Apple kërkon të tregojë se ka një horizont përtej produktit të tij, “iPhone”, në sajë të aparateve dhe shërbimeve që e ndihmojnë tashmë të kompensojë një treg në rënie të smartfonëve.
Në tremujorin e fundit (prill-qershor) të ardhurat nga shitjet e “iPhone” kanë regjistruar më pak se gjysma e shitjeve të grupit.
Megjithatë, Apple ka arritur të progresojë të ardhurat e saj me një përqindje modeste në një vit.

Loading...
(function(){ var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById',lp=d.location.protocol,wp=lp.indexOf('http')==0?lp:'https:'; var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M162740ScriptRootC217610")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln("");iw.close();var c=iw[b];} catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M162740ScriptRootC217610");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=217610;c[ac](dv); var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src=wp+"//jsc.mgid.com/t/e/tetovasot.com.217610.js?t="+D.getUTCFullYear()+D.getUTCMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();