Ajo është një nga këngëtaret tona më të dashura dhe shumë origjinale në stilin e të bërit muzikë.

Jo vetëm kaq por edhe shumë e suksesshme dhe kohët e fundit ka tërhequr vëmendje gjerësisht edhe me humbjen e konsiderueshme në peshë.

Po flasim për këngëtaren Anxhela Peristeri e cila si zakonisht është dalluar për prodhimtarinë e lartë në muzikë dhe bashkëpunimet e njëpasnjëshme.

Në fotot e postuara në Instagram së fundmi, Anxhela shfaqet në super formë duke pozuar me rroba banje dhe shumë e lumtur me pamjen e saj të re.

Mirëpo dje vëmendjen e ka tërhequr një tjetër foto ku Anxhela shfaqet krah këngëtarit të njohur grek Giannis Ploutarxos.

“Sa shkoni!! ky eshte fantastik po aq sa dhe ti”, i shkruan një fanse Anxhelës ndërsa ajo ia kthen me emoji duke e falënderuar.

Ndërsa një tjetër fanse e pyet Anxhelën nëse kënga e radhës do jetë bashkëpunim me Giannis dhe këngëtarja e konfirmon.

Loading...