Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, është një personazh mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo publikon imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe fotografitë provokuese.

Së fundmi, Angela ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, disa poza mjaft atraktive ku shfaqet në vaskë.

Në njërën prej tyre, ajo mban dushin në formë telefoni në dorë, sikur dëshiron të kontaktojë me dikë.

“Unë dëgjoj, injoroj dhe harroj në të njëjtën kohë. Më thuaj çfarë të duash…”, ka shkruar Martini në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Ndërkohë pëlqimet dhe komentet e shumta për bukuroshen nuk kanë munguar nga fansat e saj të shumtë.

View this post on Instagram

Sometimes you gotta be a beauty and a beast .

A post shared by Angela Martini 🌙 (@angela_martini) on