Najila Trindade, modelja braziliane që pretendonte se ishte përdhunuar në një hotel në Paris nga Neymar, nga kushtet e një viktime të mundshme mund tashmë mund të konsiderohet si e akuzuar për zhvatje dhe shpifje.

Kjo situatë e re ka lindur pasi policia e Sao Paolos në fillim të javës njoftoi se i ka mbyllur hetimet për “yllin” e PSG-së, sepse nuk ka gjetur elementë të mjaftueshëm për të përpiluar formalisht një akuzë ndaj tij.

“Është e rëndësishme të nënvizojnë se të gjithë ata që vënë në lëvizje Policinë e Shtetit për një gënjeshtër, mund të dënohen. Kjo duhet verifikuar. Pra, po, ekziston një hetim (ndaj modeles),” – ka saktësuar drejtori i departamentit të policisë në qytetin e Sao Paolos, komisari Albano David Fernandes.