Woody Harrelson ka folur për eksperiencën që kishte në një darkë me presidentin Trump.
Woody Harrelson në një intervistë me Esquire foli rreth eksperiencës që kishte kaluar gjatë një darke të sikletshme me Donald Trump dhe bashkëshorten e tij Melania Trump, shkruan lajm.net.
Aktori i nominuar për disa çmime të ‘Oscar’ kishte marr rol në shumë filma, por darka me presidentin duket se ka qenë prova më e vështirë e tij si një aktor.
Gjatë bisedës Woody tregoi se ishte detyruar nga biseda e tmerrshme e Trump që të dalë në terracë të restoranit për të ndezur një cigare të marihuanës që të mund t’i bëj ballë ati monologu.
Kam ardhur përmes Hollivudit, kështu që kam parë narcistë. Ky djalë ishte përtej kufijve. Më iku truri”, vazhdon të tregojë, ku shton se ndjeu keqardhje për gruan e ardhshme të Trump, Melania, e cila u përjashtua plotësisht nga biseda për darkën që përfshinte edhe Guvernatorin e atëhershëm të Minesotës, Jesse Ventura.
“Në një tryezë me katër persona ku për secilin duhet të ndahet një 25 përqindësh i kohës, Melania e cila atëherë nuk ishte zyrtarisht gruaja e Trump mori 0.01 përqind, unë morra një përqind guvernatori tre dhe gjithë pjesa tjetër i takoi presidentit Donald.