Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot-Rreshen, në të cilin janë përfshirë katër automjete.

Sipas policisë, nga aksidenti kanë marrë dëmtime shtetaset T.B., banuese në Kosovë dhe H.M.,banuese në Serbi.

Të dyja të plagosurat janë transportuar në spitalin e Rreshenit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Loading...
Global