Një aksident trafiku ka ndodhur në qendër të Prishtinës në Bulevardin “Bill Clinton” në lagjen Dardania.

Në këtë aksident, janë përfshirë tre makina.

Njëra nga veturat është e tipit BMW, tjetra Audi ndërsa makina e tretë i përket një makine Taksie.

Kohëve të fundit shumë aksidente trafiku kanë ndodhur në Kosovë, e kjo si pasojë e fluksit të madh të veturave gjatë kohës së verës. Madje disa nga aksidentet kanë përfunduar me fatalitet.