Tri vetura janë përfshirë në një aksident komunikacioni sot në Bardhosh të Prishtinës, megjithatë nuk ka të lënduar dhe as viktima në njerëz.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Baki Kelani zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të marketit “Albi” diku rreth orës 17:00. Nuk raportohet për persona të lënduar.

“Sot rreth orës 17:00 në Bardhosh, në afërsi të marketit “Albi”, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident të përfshira kanë qenë tri vetura, përderisa nuk është raportuar për persona të lënduar”, ka thënë Kelani.

Loading...