Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Podujevë, ku vetura e ka goditur një vajzë 4-vjeçare e cila nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë

Sipas policisë, vdekja e viktimës është konstatuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Sot rreth orës 12:30, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Golf dhe dy këmbësore. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja: A. Rr femër (fëmijë) shtetase e Republikës së Kosovës, e cila nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës”, bëhet e ditur në një komunikatë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

Po ashtu, bëhet e ditur se ngasësi i automjetit Golf, P. A, mashkull, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që personi tjetër i lënduar (femër), është dërguar për tretman mjekësor.

Loading...