Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot pasdite rreth orës 14:15 në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë, në fshatin Obllavcë, mes disa automjeteve dhe një cisterne.
Sipas informacioneve të para nga dëshmitarët e rastit, në aksidentin e trafikut supozohet të ketë viktima dhe të lënduar.
Në vendngjarje janë dërguar disa autoambulanca, një automjet zjarrfikës dhe automjete të shërbimit për bartjen e veturave.
Për momentin komunikacioni në këtë aks rrugor është mbyllur dhe ka kolonë disa kilometërshe të automjeteve. Një pjesë e shoferëve drejtohen drejtë rrugëve lokale.