Përkundër se ishin përmendur rreth katër kandidatë të mundshëm për ta sfiduar Isa Mustafën për postin e kryetarit të LDK-së, në zgjedhjet e sotme të kësaj partie ai nuk pati asnjë kundër-kandidat.

Fatmir Sejdiu që deshi ta sfidoi Mustafën nuk i mori votat e mjaftueshme, duke i lënë rrugën e hapur Mustafës.

Megjithatë sipas pretendimeve me zgjedhjen e Mustafës kryeministër, Vjosa Osmani do të jetë kandidate e LDK-së për kryeministre në zgjedhjet e radhës, të cilat mund të mbahen shumë shpejt pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt.

Osmani ishte përfolur si njëra prej kandidateve të mundshme të LDK-së për kryetare të kësaj partie, por sikurse ajo edhe kandidatët e tjerë të mundshëm si Lutfi Haziri, Agim Veliu, Gazmend Muhaxheri nuk e kishin sfiduar Mustafën.

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci ka pasur dy urime nga zgjedhjet e sotme të LDK-së. Ka uruar Mustafën për postin e kryetarit të LDK-së dhe Vjosa Osmanin si kandidate të LDK-së për kryetare.

“I urova zgjedhjen Isa Mustafës dhe i thash juve me shëndet të dobësuar dhe me një këmbë çka po ju bënë?”, ka shkruar Geci.

“Po, me pas shëndetin taman edhe Vjosës i urova kandidarurën për kryeministre. Tani gara e brendshme ka kaluar, jemi para garës me kundërshtarët politik dhe do ti mposhtim”, ka shkruar Geci në Facebook.