Menjëherë pasi i dha fund lidhjes me modelin dhe kuzhinierin Isaac Carew, u zbulua lidhja e re e Dua Lipës me Anwar Hadid, vëllain e motrave Gigi dhe Bella Hadid.

Tani që këtë periudhë Dua Lipa po qëndron më shumë në Amerikë, pothuajse gjithë kohës këngëtarja është nën shoqërinë e Anwar Hadid.Ndërsa ditën e djeshme çifti i ri kanë udhëtuar drejt Londrës. Minuta më parë, Dua Lipa publikoi disa fotografi me shoqërinë e saj, e një prej tyre dhe me të dashurin, foto këto të shkrepura në Londër.

Mirëpo, ditën e nesërme, është bërë e ditur se Dua Lipa do të mbajë konferencë për media rreth festivalit “Sunny Hill”, mirëpo se a do e shoqërojë Anwar ende nuk dihet, edhe pse udhëtimi nga Amerika drejt Londrës lë të kuptojë që edhe ai mund të jetë pjesë e këtij festivali.