Sot bëhen 57 vjet nga vdekja tragjike e ikonës së filmit botëror, Marilyn Monroe.

Norma Jeane Mortenson ishte një aktore amerikane, modele dhe këngëtare.

E famshme për interpretimin e personazheve komike “biondinat-bombë”, ajo u bë një nga simbolet më të njohura të seksit të viteve 1950 dhe fillimin e viteve 60.

Filmat e saj fituan 200 milionë dollarë, ekuivalent me dy miliardë dollarë në vitin 2018, deri në kohën e vdekjes së saj të papritur në vitin 1962.

Lindur dhe rritur në Los Angeles, Monroe e kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë në shtëpi strehimore dhe në jetimore, dhe u martua në moshën 16-vjeç. Ndërsa punonte në kompaninë ‘Radioplane’ në 1944, ajo u prezantua me një fotograf nga First Motion Picture Unit dhe filloi një karrierë të suksesshme në modeling.

Pas një seri rolesh të vogla filmike, ajo nënshkroi një kontratë të re me Fox në vitin 1951. Gjatë dy viteve të ardhshme, ajo u bë një aktore e njohur dhe pati role në disa filma komedi, duke përfshirë “As Young As You Feel” dhe “Monkey Business”, si dhe në dramat “Clash by Night” dhe “Don’t Bother to Knock”.

Monroe u përball me një skandal kur u zbulua se ajo kishte pozuar nudo para se të bëhej yll, por historia nuk e dëmtoi karrierën e Monroe. Në vend të kësaj rezultoi një rritje e interesit për filmat e saj.

Në vitin 1954 ajo u martua me legjendën e bejsbollit Joe DiMaggio. Edhe kjo ishte një martesë e dështuar, pasi zgjati më pak së një vit, kjo për shkak se DiMaggio donte një grua me kohë të plotë në shtëpi, ndërsa Marilyn donte t’i përkushtohej karrierës në kinematografi.

E lodhur nga rolet e saj të të njëjtit zhanër, Monroe kërkoi të provonte veten në një interpretim ndryshe.

Ajo u zhvendos në Nju Jork dhe u regjistrua në Studio Aktorësh të Nju Jorkut.

Në 1956 Marilyn ishte kthyer në Hollywood për të punuar në “Bus Stop Josh Logan”. Ajo u fut në dramën e Arthur Miller, të cilin e kishte takuar vite më parë në një festë.

Milleri mishëronte gjithçka që Marilyn dëshironte në jetë. Ai ishte një mendimtar serioz, i arsimuar dhe një shkrimtar shumë i respektuar. Ai e prezantoi Monroen me rrethin e tij shoqëror, shkrimtarët e njohur Truman Capote, Carl Sandburg dhe Saul Bellow.

Monroe dhe Miller u martuan në qershor 1956, por lidhja e tyre nuk zgjati shumë dhe u ndanë. Pasi interpretoi në “Let’s Make Love” (1960), Monroe nisi një lidhje të re me një nga bashkëpunëtorët e saj, Yves Montand.

Por, problemet me pagjumësinë ndikuan në përkeqësimin e shëndetit të saj dhe ajo nisi të marrë qetësues dhe amfetaminë.

Të dhënat mjekësore të zbuluara nga autopsia, konkluduan se mjeku i kishte dhënë asaj ilaçe si Nembutal dhe Chloral Hydrates, që nëse merren bashkë, këta qetësues mund të jenë fatal.

Sipas të dhënave, rezulton se Monroe ka marrë dozë më të lartë të njërit prej qetësuesve, Nembutal, aksidentalisht ose qëllimisht duke çuar kështu në vdekjen e saj, në moshën 36-vjeçare.