Për shumë njerëz parfumet janë shumë të rëndësishme. Për femrat parfumi është një ndër produktet që nuk mungon asnjëherë në çantë. Aroma e parfumit është e parezistueshme dhe të gjithë dëshirojnë që era e tij të zgjasë për gjithë ditën. Ndodh që edhe pse shpenzojmë shuma të mëdha parash, aroma zhduket pas disa orësh. Kjo nuk ndodh për faj të cilësisë së parfumit por për shkak të mënyrës së gabuar që e hedhim. Më poshtë do të gjeni disa këshilla se si një parfum do rezistojë më tepër, i shtrenjtë apo i lirë:

Aplikojeni në lëkurë dhe jo në rroba
Ky është rregulli kryesor për parfumet, në mënyrë që të nuhasni aromën e vërtetë që ai ka. Çdo parfum duhet të aplikohet në lëkurë.

Nuk duhet t’i mbani afër shishet e parfumeve me aroma të ndryshme
Nëse përdorni disa lloje produkte kozmetike që kanë të bëjnë me parfumet, si deodoranti, spërkatës të ndryshëm me aromë, mundohuni t’i keni të gjithë në të njëjtën aromë sepse përndryshe secilit do i ikë aroma fillestare. Ose nëse kanë aromë të ndryshme, atëherë sigurohuni që të jenë në largësi nga njëri-tjetri.

Zgjidhni aromën e parfumit sipas stinës
Duhet të keni parasysh se jo çdo lloj arome përdoret në çdo kohë. Duhet të njihni kohën e duhur për të përdorur parfumin e duhur. Gjatë ditëve të nxehta të verës duhet të përdorni erëra të lehta. Gjatë stinës së dimrit ose edhe kur jeni për një darkë, duhet të hidhni një parfum më të fortë.

Mos fërkoni duart kur hidhni parfum
Një nga gabimet që bëjmë shpesh është fërkimi i duarve pasi hedhimparfum. Duke bërë këtë veprim, ju shkatërroni molekulat e parfumit, prandaj nëse dëshironi të nuhasni vërtet parfumin tuaj mos e bëni më.

Në cilat pjesë duhet të aplikoni parfumin
Zona pas veshëve, kyçeve të dorës, te bërryli, në flokë dhe në qafë janë të gjitha pjesët e trupit ku duhet të aplikoni parfumin që ai mos të shkojë dëm. Enët e gjakut në këto zona janë afër sipërfaqes së lëkurës, dhe temperatura do të ndihmojnë që era të përhapet më lehtë.

Loading...