Në një nga plazhet e preferuara në Kaliforninë e jugut tre vetë gjatën vdekjen pasi një shkëmb u shkëput papritur.

Shkëmbi që ra në plazhin Grandview në veri të San Diegos shkaktoi panik dhe i bëri plazhistët të largoheshin të tmerruar.

Rojet e plazhit dhe pushuesit u mblodhën më pas duke u përpjekur të nxirrnin njerëzit e bllokuar nën masën shkëmbore. Një grua vdiq në moment, dy persona të tjerë vdiqën nga lëndimet e marra pasi u dërguan në spital.

Në skenën e ngjarjes u sollën qen për të nuhatur nëse kishte persona të tjerë të bllokuar.

Sipas zyrtarëve, masivet shkëmbore në brigjet e Kalifornisë jugore pësojnë shkëputje 4-5 herë në vit, por nuk ka ndodhur prej vitesh që të shkëputet një masë kaq e madhe.