Që kur u formua në vitin 1992, Premierliga ka sjellë në dritë disa prej futbollistëve më të mirë në historinë e futbollit.

Për shumë futbolldashës, kampionati anglez është më i mirë nga top-5 ligat evropiane.

The Independent ka publikuar listën e lojtarëve më të mirë që kanë luajtur ndonjëherë në Premierligë.

Thierry Henry, i cili shijoi suksese me Arsenalin, është zgjedhur si lojtari më i mirë në ishull.

Ai pasohet nga Cristiano Ronaldo dhe Ryan Giggs, që renditen në pozitat dy respektivisht tre.

Më poshtë lista me 10 lojtarët më të mirë që kanë luajtur ndonjëherë në Premierligë:

10: Sergio Aguero

9: Didier Drogba

8: John Terry

7: Alan Shearer

6: Wayne Rooney

5: Frank Lampard

4: Roy Keane

3: Ryan Giggs

2: Cristiano Ronaldo

1: Thierry Henry.