Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka lëshuar kritika të ashpra ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetarit të rizgjedhur të kësaj partie, Isa Mustafa.

Ajo pas Kuvendit zgjedhor, tha se mënyra e rizgjedhjes së Mustafës në krye të LDK-së nuk ka qenë praktik as në komunizëm, por sipas saj kjo nuk është çudi pasi që Mustafa është ministër i Rrahman Ramës.Sipas Tërmkollit, Lidhja Demokratike e Kosovës me këta njerëz në krye nuk do ecë përpara.

Ajo shtoi se metoda e rizgjedhjes të Isa Mustafës në krye të LDK-së, ia ka pamundësuar Fatmir Sejdiut dhe personave tjerë të kandidojnë për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kujtojmë që sot Isa Mustafa është rizgjedhur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e nëntë zgjedhor, pa kundërkandidatë. Ai ka marrë shumicën e votave nga 354 delegatë të zgjedhur në kuvendet e degëve./KosovaPress/