Ndjenja e mungesës së dashurisë së prindërve dhe mosrespektimi i tyre me vetëdije ose jo, mund të jetë një ngarkesë e tmerrshme për njerëzit gjatë gjithë jetës së tyre.

Shpesh, njerëzit nuk e pranojnë këtë ndjenjë për shkak se mendojnë keq për prindërit e tyre. Por kjo ndjenjë nuk mund të shtypet dhe ajo gjithmonë do të kthehet, transmeton KosovaPress.

Para së gjithash, ne duhet të sqarojmë se çfarë është “pakujdesia emocionale”.

Termi është shumë i qartë, thonë psikologët.

Fëmijët lihen pas dore nga ana emocionale kur prindërit nuk arrijnë t’i përgjigjen sa duhet apo si duhet ndjenjave të tyre.

Nëse kjo mungon te fëmijët, mund të ndodhë vuajtje dhe konfuzion i madh tek ata.

Loading...