Kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka dhënë lajmin se Telekomi zyrtarisht e ka ndërprerë kontratën me Z-Mobile, shkruan Gazeta Blic.Ai ka thënë se përkundër që për gjashtë muaj negocimi me kompaninë Z-Mobile, nuk kanë arritur marrëveshje dhe kësisoj është marrë vendimi për ndërprerjen e kësaj kontrate.Istrefi ka bërë të ditur se të gjithë qytetarët që posedojnë numra të Z-Mobile, do të mund t’i shfrytëzojnë këta numra edhe për 120 ditë.