Real Madridi ka bërë të ditur se mbrojtësi Sergio Reguilon do ta kalojë sezonin e ardhshëm, 2019/20, i huazuar në Sevilla.

Mediat spanjolle kishin bërë të ditur se Sergio Reguilon do t’i kryejë të premten testet mjekësore në Andaluzi dhe tani Real Madridi ka konfirmuar se mbrojtësi i ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe e ka kompletuar marrëveshjen për ta kaluar një sezon në “Ramon Sanchez Pizjuan”, transmeton Gazeta Express.

22-vjeçari tash do të bashkohet në Sevilla me ish-trajnerin e tij në Real Madrid, Julen Lopeteguin, i cili u shkarkua nga pozita e trajnerit të “Los Blancos” pas disfatës 5:1 kundër Barcelonës në “Camp Nou”.