Pas Sergio Reguilon, nga Real Madridi është larguar edhe Martin Odegaard, duke u transferuar te Sociedadi.

Lajmi është bërë i ditur në faqet zyrtare të Real Madridit dhe Real Sociedadit, derisa Los Blancos kanë njoftuar se lojtari është huazuar deri në qershor të vitit 2020, transmeton Gazeta Express.

Ashtu si Reguilon, Odegaard është huazuar pa të drejtën e blerjes nga ana e Sociedadit dhe që të dy, do të kthehen në Madrid në vitin 2020.

“Real Madrid C. F. dhe Real Sociedad kanë rënë dakord për huazimin e lojtarit, Martin Odegaard për sezonin e ardhshëm, deri më 30 qershor 2020”, shkruan Reali në faqen zyrtare, derisa Sociedadi i uron mirëseardhje.