Bartomeu do të mbajë konferencë për media nga ora 17:30 për të folur për dorëheqjen e Jordi Mestre dhe atë që po ndodh në bordin e drejtorëve.

Zëvendës presidenti i Barcelonës, Jordi Mestre, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij në klubin katalonas, pas lajmeve se ai është i pakënaqur me shkarkimin e pashmangshëm të drejtorit sportiv, Pep Seguras.

Derisa, mediat spanjolle raportuan edhe se ai është dorëhequr për mospërputhje të ideve me drejtuesit e tjerë të klubit, dhe sipas tyre, Neymar Junior është shkaktari kryesor pasi bordi i klubit janë të ndarë për ta kthyer apo jo brazilianin në “Camp Nou”.

Sido që të jetë, nga ora 17:30, numri një i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu do të zbulojë gjithçka çka ka ndodh, kur të dalë në konferencë para gazetarëve