Mesfushori i Manchester Unitedit, Andreas Pereira, ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me “Djajtë e kuq”, të cilët kanë mundësi t’ia zgjasin kontratën brazilianit edhe për një vit shtesë.

23-vjeçari kaloi nëpër ekipet e të rinjve në “Old Trafford” para se të debutonte si futbollist profesionist në vitin 2014, para se të dërgohej si huazim në Granada dhe Valencia, transmeton Gazeta Express.

Braziliani i bëri 15 paraqitje në Premierligë për Manchester Unitedit gjatë sezonit të kaluar, duke kontribuar me një gol dhe një asist.

Pereira është i përgatitur të qëndrojë dhe të luftojë për një vend në formacionin e parë të trajnerit Ole Gunnar Solskjaer dhe tashmë ia ka vënë qëllim vetes të ketë ndikim të madh në sezonin 2019/20.

“Kam kaluar kaq shumë kohë në Mançester sa tani e konsideroj këtë qytet dhe klubin si shtëpinë time dhe jam jashtëzakonisht i lumtur që po e vazhdoj karrierën time këtu”, tha Pereira për faqen zyrtare të klubit.

‘Trajneri ka treguar besim të madh te unë dhe unë mezi po pres ta filloj me të sezonin e ri. Ne e dimë se të gjithë duhet të punojmë dhe kjo punë filloi qysh në ditën e parë përgatitëse parasezonale”.

“Unë do të bëj gjithçka që mundem për t’i ndihmuar klubit të performoj ashtu siç kemi nevojë, jo vetëm këtë sezon por edhe më tutje. Unë gjithashtu dua ta falënderoj familjen time për besimin që ma kanë dhënë dhe Zotin”