Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe Francës, Patrice Evra është pensionuar nga futbolli të hënën.

Fituesi i shumë titujve të mëdhenj, Evra njoftoi përmes një videoje në rrjetin social Twitter se ka vendosur t’i varë këpucët në gozhdë,

Evra i ka fituar 17 trofe gjatë karrierës së tij të bujshme, përfshirë Ligën e Kampionëve dhe Premierligën me Unitedin dhe Serie A me Juventusin.

38-vjeçari do të mbahet në mend për kohën e tij në fanellën e Manchester United, me të cilin i fitoi plot 10 tituj të mëdhenj, përfshirë pesë trofe të Premierligës, një Ligë të Kampionëve, një Kupë të Botës për Klube dhe tre trofe të Kupës së Ligës.

Evra e ka fituar Serie A tri herë me Juventusin, dy herë Kupën e Italisë dhe një herë Super Kupën e Italisë