Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Axel Tuanzebe, ka nënshkruar kontratë të re me “Djajtë e kuq” deri në vitin 2022, ndërsa klubi ka të drejtë t’ia zgjasë atij kontratën edhe për një sezon tjetër.

21-vjeçari e kaloi sezonin e kaluar i huazuar në Aston Villa – ku e dëshmoi rëndësinë e tij duke i ndihmuar skuadrës së tij të promovohet në Premierligë – ndërsa tani është kthyer në Manchester United për stërvitjet parasezonale, transmeton Gazeta Express.

Tuanzeve vlerësohet mjaft shumë nga tifozët dhe stafi në Old Trafford dhe ai e fitoi çmimin e Jimmy Murphyt për Lojtarin më të Mirë të Ri në vitin 2015, si dhe çmimin e Denzil Harounit për Lojtarin më të Mirë të Rezervave në vitin 2017.