Mauro Icardi është larguar zyrtarisht nga kampi stërvitor i Interit. Klubi italian bën të ditur se kjo ka ndodhur në pajtim të dy palëve dhe ai do të vazhdojë të stërvitet i vetëm në qytetin e Milanos.

“Mauro Icardi do të kthehet sot në Milano, nga kampi ynë stërvitor në Lugano”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga zikaltrit, transmeton Gazeta Express.

“Klubi dhe sulmuesi e kanë marrë këtë vendim me pajtimin e dy palëve. Icardi do t’i vazhdojë stërvitjet e tij parasezonale gjatë ditëve në vazhdim dhe nuk do të marrë pjesën në Turneun Veror në Azi”.

[email protected] rientrerà oggi a Milano dal ritiro di Lugano.
Il club e l’attaccante argentino hanno preso questa decisione di comune accordo.
Icardi proseguirà il suo percorso di ricondizionamento atletico nei prossimi giorni e non prenderà parte al Summer Tour in Asia#FCIM

— Inter (@Inter) July 13, 2019
Football Italia raporton se Icardi dhe Radja Nainggolan janë përjashtuar nga seancat stërvitore taktike të trajnerit të ri, Antoine Conte.

Sapo argjentinasi e kuptoi se nuk ka asnjë mundësi t’ia ndryshojë mendjen trajnerit të ri, Icardi hypi në një tren dhe u largua nga kampi i Interit për t’u kthyer në Milano.

Interi i ka vënë çmim prej 60 milionë eurosh sulmuesit të tyre, që është vetëm gjysmë e 120 milionë eurove që i dëshironin për të verën e kaluar.

Përderisa Napoli raportohet se është i gatshëm ta paguajë këtë shumë për Icardin, argjentinasi e dëshiron vetëm transferimin në Juventus.