Këshilltari i Behgjet Pacollit ka bërë një shkrim në Fejsbuk ku ka thënë se nuk ekziston mundësia që ish-ushtari i UÇK-së, Tomor Morina të ekstradohet në Serbi.

Jetlir Zyberaj ka bërë të ditur se janë duke punuar ngushtë me autoritetet në Maqedoni të Veriut që nëpërmes kanaleve diplomatike dhe institucionale të kryhen sa më shpejtë procedurat dhe që Tomori të kthehet në shtëpi.

Këto komente vijnë pasi që në qytetin e lindjes së Tomor Morinës në Gjakovë u mbajt një protest ku u kërkua lirimi sa më i shpejtë i tij.

Protesta ishte organizuar nga organizatat e dala nga lufta, familejt e dëshmorëve dhe grupi i tifozëve “KuqeZinjtë e Jakovës”.

Tomor Morina është arrestuar para një jave në kufirin e Bllacës nga autoritetet maqedonase me një urdhërarrest të Serbisë pasi që ka qenë ish-ushtar i UÇK’së. Serbia ka kërkuar ekstradimin e tij.