Shumë njerëz kanë besuar, për shumë kohë dhe vazhdojnë ende të besojnë në fuqinë e gurëve.

Veçantia e këtyre gurëve është se janë të vendosur në qendër të Tokës dhe kjo u lejon atyre të kenë një lidhje direkte me natyrën. Kjo është arsyeja pse njerëzit besonin dhe vazhdojnë të besojnë në fuqinë e tyre për të treguar dëshirat dhe sekretet më të thella të njerëzve që i vlerësojnë këta gurë.

Doni ta provoni?

Zgjidh një nga gurët në foto dhe zbulo se çfarë rezervon për ty.

Nëse zgjodhe gurin e parë:

Guri i parë është një Opal. Do ta jetosh jetën larg zhurmës së qytetit. Ndjen, shumë shpesh, nevojën për t’u stakuar nga gjërat për të qetur qetësinë dhe paqen.

Nëse zgjodhe gurin e dytë:

Guri i dytë është malakit. Për ty parashikohen ndryshime të rëndësishme. Shumë nga këto ndryshime do jenë të natyrës shpirtërore, por mund të eksperimentosh të ndryshosh në jetën dashurore.

Ky është një moment i mirë për të marrë në konsideratë zgjedhjet që ke bërë në jetë.

Nëse zgjodhe gurin e tretë:

Guri i tretë është një gur dielli. Ke një personalitet shumë tërheqës dhe diellor. E ardhmja jote nuk ka si të mos jetë e shkëlqyeshme. Por sigurohu vetëm energji pozitive rreth vetes.

Nëse zgjodhe gurin e katërt:

Guri i katërt është ‘ossidiana mogano’. Nëse u tërhoqe nga ky gur, subkoshienca jote po përpiqet të të thotë se është momenti për të thyer zakonet dhe rutinën e vjetër për të nisur një jetë të re. Por mendohu para se të veprosh.

Nëse zgjodhe gurin e pestë:

Ky gur njihet me emrin howlite. Bëhu gati të marrësh këshilla dhe ndihmë nga familjarët dhe miqtë e tu më të afërt. Ndiqi gjithnjë ëndrrat e tua, duke qenë të ndërgjegjshëm se do jenë e ardhmja jote.

Nëse zgjodhe gurin e gjashtë:

Ky gur tregon se jeni zbavitës dhe dëshiron ta jetosh jetën në maksimum. Kërkon gjithnjë miq dhe aventura të reja.

Loading...