Deputeti Fadil Zendeli nga Besa konsideron se duhet të ketë zgjidhje juridike të rastit “Reket”, sepse sipas tij, ky është një nga parakushtet për procesin eurointregrues të vendit.

Në deklaratën e sotme Zendeli tha se partia e tij e ka mbështetë PSP-në dhe se edhe më tej vazhdon ta mbështesë, por se situata akoma më shumë komplikohet pas asaj që dje u zbardh në opinion.

“Megjithatë, duhet të gjendet mënyrë si PSP-ja të vazhdojë të funksionojë, me prokurorë të rinj që janë dëshmuar se janë të pavarur në punën e tyre”, tha deputeti. Por, sipas tij, misioni nga themelimi i PSP-së duhet të vazhdojë.