Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, ka këmbëngulur se Barcelona nuk e ka bërë asnjë ofertë për Lautaro Martinez dhe se Interi është duke e planifikuar të ardhmen bashkë me sulmuesin argjentinas.

Ditë më parë u raportuar se Barça po përgatiste një ofertë në vlerë 112 milionë euro për Martinezin, pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse në Kupën e Amerikës, por Zanetti e ka bërë të qartë se bashkatdhetari i tij nuk do të lëvizë nga Interi, transmeton Gazeta Express.

“Interi nuk e ka marrë ndonjë ofertë (për Martinez), tha Zanetti për TyC Sports.

“Shpresoj se Lautaro do të vazhdojë kështu. Ai është lojtar i rëndësishëm për ne dhe ne e shohim atë pjesë të Interi. Jam shumë i lumtur sepse ai pati një sezon të parë shumë të mirë. Nuk është e lehtë por në moshën 21-vjeçare ai tregoi karakter”, shtoi Zanetti.

Legjenda e Interit foli edhe për eliminimin e Argjentinës nga Kupa e Amerikës, pas humbjes 2:0 ndaj Brazilit në gjysmëfinale.

“Sot e kemi teknologjinë e cila mund t’iu ndihmojë gjyqtarëve”, tha ai.

“Goli i dytë i Brazilit ka mundur të ishte penallti për Argjentinën, ndërsa Dani Alves të përjashtohej”, shtoi ai.