Kryeministri Zoran Zaev e vlerësoi si të shkëlqyer takimin me kolegun e tij francez Eduard Filip në Poznan, ndërsa këtë verë, paralajmëroi, do të punojnë, sepse vendimi për marrjen e datës për negociata është në tetor.

Kryeministri është optimist dhe beson se vendi do të marrë, siç tha, vendim të shkëlqyer.

“Siç tha kancelarja gjermane Merkel, kemi vjeshtë optimiste para nesh, e cila do ta përforcojë vendimin e dëshiruar shumë gjatë, si vend kandidat, që të marrim datë për fillimin e negociatave”, theksoi Zaevi.

Ai shtoi edhe se nëse ndodh kjo, në dhjetor do të hapen kapitujt 23 dhe 24.

Kryeministri Zaev tha se nga Poznani kthehet edhe me lajm pozitiv, grantin prej 43 milionë euro, prej të cilave 27 milionë euro janë për autostradën Shkup-Bllacë.

Ai tha edhe se vendimet e sjella në Poznan janë inkurajuese për gjithë Ballkanin Perëndimor dhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me to në tetor pritet datë për fillimin e negociatave për hyrje në BE.